| Wa Adh-Dhāriyāti Dharwan  | َ051-001 Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë. | وَالذَّارِيَاتِ ذَرْوا ً | 
    | Fālĥāmilāti Wiqrāan  | َ051-002 Për retë që e bartin shiun e rëndë. | فَالْحَامِلاَتِ وِقْرا ً | 
    | Fāljāriyāti Yusrāan  | َ051-003 Për anijet që lundrojnë lehtë. | فَالْجَارِيَاتِ يُسْرا ً | 
    | Fālmuqassimāti 'Amrāan  | َ051-004 Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve. | فَالْمُقَسِّمَاتِ أَمْرا ً | 
    | 'Innamā Tū`adūna Laşādiqun  | َ051-005 S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt. | إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَصَادِق ٌ | 
    | Wa 'Inna Ad-Dīna Lawāqi`un  | َ051-006 Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër. | وَإِنَّ الدِّينَ لَوَاقِع ٌ | 
    | Wa As-Samā'i Dhāti Al-Ĥubuki  | َ051-007 Për qiellin plot rrugë. | وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْحُبُكِ | 
    | 'Innakum Lafī Qawlin Mukhtalifin  | َ051-008 Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore, | إِنَّكُمْ لَفِي قَوْل ٍ مُخْتَلِف ٍ | 
    | Yu'ufaku `Anhu Man 'Ufika  | َ051-009 Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur. | يُؤْفَكُ عَنْهُ مَنْ أُفِكَ | 
    | Qutila Al-Kharrāşūna  | َ051-010 Mallkuar qofshin gënjeshtarët! | قُتِلَ الْخَرَّاصُونَ | 
    | Al-Ladhīna Hum Fī Ghamratin Sāhūna  | َ051-011 Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri). | الَّذِينَ هُمْ فِي غَمْرَة ٍ سَاهُونَ | 
    | Yas'alūna 'Ayyāna Yawmu Ad-Dīni  | َ051-012 E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?” | يَسْأَلُونَ أَيَّانَ يَوْمُ الدِّينِ | 
    | Yawma Hum `Alá An-Nāri Yuftanūna  | َ051-013 Dita kur ata digjen në zjarr. | يَوْمَ هُمْ عَلَى النَّارِ يُفْتَنُونَ | 
    | Dhūqū Fitnatakum Hādhā Al-Ladhī Kuntum Bihi Tasta`jilūna  | َ051-014 Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet. | ذُوقُوا فِتْنَتَكُمْ هَذَا الَّذِي كُنتُمْ بِه ِِ تَسْتَعْجِلُونَ | 
    | 'Inna Al-Muttaqīna Fī Jannātin Wa `Uyūnin  | َ051-015 Të devotshmit janë në kopshte e burime. | إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّات ٍ وَعُيُون ٍ | 
    | 'Ākhidhīna Mā 'Ātāhum Rabbuhum  ۚ  'Innahum Kānū Qabla Dhālika Muĥsinīna  | َ051-016 Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës. | آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ  ۚ  إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَلِكَ مُحْسِنِينَ | 
    | Kānū Qalīlāan Mina Al-Layli Mā Yahja`ūna  | َ051-017 Ata qenë të cilët pak flinin natën. | كَانُوا قَلِيلا ً مِنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ | 
    | Wa Bil-'Asĥāri Hum Yastaghfirūna  | َ051-018 Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata. | وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ | 
    | Wa Fī 'Amwālihim Ĥaqqun Lilssā'ili Wa Al-Maĥrūmi  | َ051-019 Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp). | وَفِي أَمْوَالِهِمْ حَقّ ٌ لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ | 
    | Wa Fī Al-'Arđi 'Āyātun Lilmūqinīna  | َ051-020 Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. | وَفِي الأَرْضِ آيَات ٌ لِلْمُوقِنِينَ | 
    | Wa Fī 'Anfusikum  ۚ  'Afalā Tubşirūna  | َ051-021 Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni? | وَفِي أَنفُسِكُمْ  ۚ  أَفَلاَ تُبْصِرُونَ | 
    | Wa Fī As-Samā'i Rizqukum Wa Mā Tū`adūna  | َ051-022 E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. | وَفِي السَّمَاءِ رِزْقُكُمْ وَمَا تُوعَدُونَ | 
    | Fawarabbi As-Samā'i Wa Al-'Arđi 'Innahu Laĥaqqun Mithla Mā 'Annakum Tanţiqūna  | َ051-023 Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni. | فَوَرَبِّ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ إِنَّه ُُ لَحَقّ ٌ مِثْلَ مَا أَنَّكُمْ تَنطِقُونَ | 
    | Hal 'Atāka Ĥadīthu Đayfi 'Ibrāhīma Al-Mukramīna  | َ051-024 A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit? | هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ ضَيْفِ إِبْرَاهِيمَ الْمُكْرَمِينَ | 
    | 'Idh Dakhalū `Alayhi Faqālū Salāmāan  ۖ  Qāla Salāmun Qawmun Munkarūna  | َ051-025 Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesin me paqe!” (E më vete tha): “Njerëz të panjohur!” | إِذْ دَخَلُوا عَلَيْهِ فَقَالُوا سَلاَما ً  ۖ  قَالَ سَلاَم ٌ قَوْم ٌ مُنكَرُونَ | 
    | Farāgha 'Ilá 'Ahlihi Fajā'a Bi`ijlin Samīnin  | َ051-026 Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur. | فَرَاغَ إِلَى أَهْلِه ِِ فَجَاءَ بِعِجْل ٍ سَمِين ٍ | 
    | Faqarrabahu 'Ilayhim Qāla 'Alā Ta'kulūna  | َ051-027 Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?” | فَقَرَّبَهُ~ُ إِلَيْهِمْ قَالَ أَلاَ تَأْكُلُونَ | 
    | Fa'awjasa Minhum Khīfatan  ۖ  Qālū Lā Takhaf  ۖ  Wa Bashsharūhu Bighulāmin `Alīmin  | َ051-028 Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: “Mos kij frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm. | فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَة ً  ۖ  قَالُوا لاَ تَخَفْ  ۖ  وَبَشَّرُوه ُُ بِغُلاَمٍ عَلِيم ٍ | 
    | Fa'aqbalati Amra'atuhu Fī Şarratin Faşakkat Wajhahā Wa Qālat `Ajūzun `Aqīmun  | َ051-029 E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!” | فَأَقْبَلَتِ امْرَأَتُه ُُ فِي صَرَّة ٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيم ٌ | 
    | Qālū Kadhāliki Qāla Rabbuki  ۖ  'Innahu Huwa Al-Ĥakīmu Al-`Alīmu  | َ051-030 Ata (engjëjt) thanë: “Keshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmi”. | قَالُوا كَذَلِكِ قَالَ رَبُّكِ  ۖ  إِنَّه ُُ هُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ | 
    | Qāla Famā Khaţbukum 'Ayyuhā Al-Mursalūna  | َ051-031 Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?” | قَالَ فَمَا خَطْبُكُمْ أَيُّهَا الْمُرْسَلُونَ | 
    | Qālū 'Innā 'Ursilnā 'Ilá Qawmin Mujrimīna  | َ051-032 Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!” | قَالُوا إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَى قَوْم ٍ مُجْرِمِينَ | 
    | Linursila `Alayhim Ĥijāratan Min Ţīnin  | َ051-033 Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)! | لِنُرْسِلَ عَلَيْهِمْ حِجَارَة ً مِنْ طِين ٍ | 
    | Musawwamatan `Inda Rabbika Lilmusrifīna  | َ051-034 (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate). | مُسَوَّمَةً عِنْدَ رَبِّكَ لِلْمُسْرِفِينَ | 
    | Fa'akhrajnā Man Kāna Fīhā Mina Al-Mu'uminīna  | َ051-035 Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam). | فَأَخْرَجْنَا مَنْ كَانَ فِيهَا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ | 
    | Famā Wajadnā Fīhā Ghayra Baytin Mina Al-Muslimīna  | َ051-036 Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane. | فَمَا وَجَدْنَا فِيهَا غَيْرَ بَيْت ٍ مِنَ الْمُسْلِمِينَ | 
    | Wa Taraknā Fīhā 'Āyatan Lilladhīna Yakhāfūna Al-`Adhāba Al-'Alīma  | َ051-037 Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur. | وَتَرَكْنَا فِيهَا آيَة ً لِلَّذِينَ يَخَافُونَ الْعَذَابَ الأَلِيمَ | 
    | Wa Fī Mūsá 'Idh 'Arsalnāhu 'Ilá Fir`awna Bisulţānin Mubīnin  | َ051-038 (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta. | وَفِي مُوسَى إِذْ أَرْسَلْنَاهُ~ُ إِلَى فِرْعَوْنَ بِسُلْطَان ٍ مُبِين ٍ | 
    | Fatawallá Biruknihi Wa Qāla Sāĥirun 'Aw Majnūnun  | َ051-039 E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Është magjistar, ose është i çmendur!” | فَتَوَلَّى بِرُكْنِه ِِ وَقَالَ سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُون ٌ | 
    | Fa'akhadhnāhu Wa Junūdahu Fanabadhnāhum Fī Al-Yammi Wa Huwa Mulīmun  | َ051-040 E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë. | فَأَخَذْنَاه ُُ وَجُنُودَه ُُ فَنَبَذْنَاهُمْ فِي الْيَمِّ وَهُوَ مُلِيم ٌ | 
    | Wa Fī `Ādin 'Idh 'Arsalnā `Alayhimu Ar-Rīĥa Al-`Aqīma  | َ051-041 Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese, | وَفِي عَاد ٍ إِذْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِمُ الرِّيحَ الْعَقِيمَ | 
    | Mā Tadharu Min Shay'in 'Atat `Alayhi 'Illā Ja`alat/hu Kālrramīmi  | َ051-042 E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë. | مَا تَذَرُ مِنْ شَيْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلاَّ جَعَلَتْهُ كَالرَّمِيمِ | 
    | Wa Fī Thamūda 'Idh Qīla Lahum Tamatta`ū Ĥattá Ĥīnin  | َ051-043 Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë . | وَفِي ثَمُودَ إِذْ قِيلَ لَهُمْ تَمَتَّعُوا حَتَّى حِين ٍ | 
    | Fa`ataw `An 'Amri Rabbihim Fa'akhadhat/humu Aş-Şā`iqatu Wa Hum Yanžurūna  | َ051-044 E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin. | فَعَتَوْا عَنْ أَمْرِ رَبِّهِمْ فَأَخَذَتْهُمُ الصَّاعِقَةُ وَهُمْ يَنظُرُونَ | 
    | Famā Astaţā`ū Min Qiyāmin Wa Mā Kānū Muntaşirīna  | َ051-045 Dhe nuk mundën as të ngriten e as t’i kundërvihen. | فَمَا اسْتَطَاعُوا مِنْ قِيَام ٍ وَمَا كَانُوا مُنتَصِرِينَ | 
    | Wa Qawma Nūĥin Min Qablu  ۖ  'Innahum Kānū Qawmāan Fāsiqīna  | َ051-046 Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur. | وَقَوْمَ نُوح ٍ مِنْ قَبْلُ  ۖ  إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْما ً فَاسِقِينَ | 
    | Wa As-Samā'a Banaynāhā Bi'ayydin Wa 'Innā Lamūsi`ūna  | َ051-047 Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë. | وَالسَّمَاءَ بَنَيْنَاهَا بِأَيْيد ٍ وَإِنَّا لَمُوسِعُونَ | 
    | Wa Al-'Arđa Farashnāhā Fani`ma Al-Māhidūna  | َ051-048 Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi. | وَالأَرْضَ فَرَشْنَاهَا فَنِعْمَ الْمَاهِدُونَ | 
    | Wa Min Kulli Shay'in Khalaqnā Zawjayni La`allakum Tadhakkarūna  | َ051-049 Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit). | وَمِنْ كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ | 
    | Fafirrū 'Ilá Al-Lahi  ۖ  'Innī Lakum Minhu Nadhīrun Mubīnun  | َ051-050 Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët. | فَفِرُّوا إِلَى اللَّهِ  ۖ  إِنِّي لَكُمْ مِنْهُ نَذِير ٌ مُبِين ٌ | 
    | Wa Lā Taj`alū Ma`a Al-Lahi 'Ilahāan 'Ākhara  ۖ  'Innī Lakum Minhu Nadhīrun Mubīnun  | َ051-051 E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheqë haptazi vërejtjen. | وَلاَ تَجْعَلُوا مَعَ اللَّهِ إِلَها ً آخَرَ  ۖ  إِنِّي لَكُمْ مِنْهُ نَذِير ٌ مُبِين ٌ | 
    | Kadhālika Mā 'Atá Al-Ladhīna Min Qablihim Min Rasūlin 'Illā Qālū Sāĥirun 'Aw Majnūnun  | َ051-052 Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: “Është magjistar ose është i çmendur!” | كَذَلِكَ مَا أَتَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ مِنْ رَسُول ٍ إِلاَّ قَالُوا سَاحِرٌ أَوْ مَجْنُون ٌ | 
    | 'Atawāşaw Bihi  ۚ  Bal Hum Qawmun Ţāghūna  | َ051-053 A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat. | أَتَوَاصَوْا بِه ِِ  ۚ  بَلْ هُمْ قَوْم ٌ طَاغُونَ | 
    | Fatawalla `Anhum Famā 'Anta Bimalūmin  | َ051-054 Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar. | فَتَوَلَّ عَنْهُمْ فَمَا أَنْتَ بِمَلُوم ٍ | 
    | Wa Dhakkir Fa'inna Adh-Dhikrá Tanfa`u Al-Mu'uminīna  | َ051-055 Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi. | وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ | 
    | Wa Mā Khalaqtu Al-Jinna Wa Al-'Insa 'Illā Liya`budūni  | َ051-056 Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. | وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالإِنسَ إِلاَّ لِيَعْبُدُونِ | 
    | Mā 'Urīdu Minhum Min Rizqin Wa Mā 'Urīdu 'An Yuţ`imūni  | َ051-057 Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. | مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْق ٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ | 
    | 'Inna Al-Laha Huwa Ar-Razzāqu Dhū Al-Qūwati Al-Matīnu  | َ051-058 All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti. | إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ | 
    | Fa'inna Lilladhīna Žalamū Dhanūbāan Mithla Dhanūbi 'Aşĥābihim Falā Yasta`jilūni  | َ051-059 S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij. | فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذَنُوبا ً مِثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَابِهِمْ فَلاَ يَسْتَعْجِلُونِ | 
    | Fawaylun Lilladhīna Kafarū Min Yawmihimu Al-Ladhī Yū`adūna  | َ051-060 Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar! | فَوَيْل ٌ لِلَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ يَوْمِهِمُ الَّذِي يُوعَدُونَ |