Huwa Al-Ladhī 'Akhraja Al-Ladhīna Kafarū Min 'Ahli Al-Kitābi Min Diyārihim Li'wwali Al-Ĥashri ۚ Mā Žanantum 'An Yakhrujū ۖ Wa Žannū 'Annahum Māni`atuhum Ĥuşūnuhum Mina Al-Lahi Fa'atāhumu Al-Lahu Min Ĥaythu Lam Yaĥtasibū ۖ Wa Qadhafa Fī Qulūbihimu Ar-Ru`ba ۚ Yukhribūna Buyūtahum Bi'aydīhim Wa 'Aydī Al-Mu'uminīna Fā`tabirū Yā 'Ūlī Al-'Abşāri
َ059-002 Ai është që në dëbimin e parë i nxoru prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashu që me duart e veta dhe me duart të besimtarëve të rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
َ059-003 Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t’i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
Dhālika Bi'annahumShāqqū Al-Laha Wa Rasūlahu ۖ Wa Man Yushāqqi Al-Laha Fa'inna Al-LahaShadīdu Al-`Iqābi
َ059-004 Këtë për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s’ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
Mā Qaţa`tum Min Līnatin 'Aw Taraktumūhā Qā'imatan `Alá 'Uşūlihā Fabi'idhni Al-Lahi Wa Liyukhziya Al-Fāsiqīna
َ059-005 Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanët) ose atë e keni lënë të ngriur në rrënjët e tye, vetëm se me lejen e All-llahut e për t’i shtypur kundërshtarët.
Wa Mā 'Afā'a Al-Lahu `Alá Rasūlihi Minhum Famā 'Awjaftum `Alayhi Min Khaylin Wa Lā Rikābin Wa Lakinna Al-Laha Yusalliţu Rusulahu `Alá Man Yashā'u Wa ۚ Allāhu `Alá Kulli Shay'in Qadīrun
َ059-006 E atë (Pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotëruesit të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
Mā 'Afā'a Al-Lahu `Alá Rasūlihi Min 'Ahli Al-Qurá Falillāhi Wa Lilrrasūli Wa Lidhī Al-Qurbá Wa Al-Yatāmá Wa Al-Masākīni Wa Abni As-Sabīli Kay Lā Yakūna Dūlatan Bayna Al-'Aghniyā'i Minkum ۚ Wa Mā 'Ātākumu Ar-Rasūlu Fakhudhūhu Wa Mā Nahākum `Anhu Fāntahū ۚ Wa Attaqū Al-Laha ۖ 'Inna Al-LahaShadīdu Al-`Iqābi
َ059-007 Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit, të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërrmjet pasanikëve tuaj. Çka t’ju jep i Pejgamberi, atë merrmie e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
Lilfuqarā'i Al-Muhājirīna Al-Ladhīna 'Ukhrijū Min Dīārihim Wa 'Amwālihim Yabtaghūna Fađlāan Mina Al-Lahi Wa Riđwānāan Wa Yanşurūna Al-Laha Wa Rasūlahu ۚ 'Ūlā'ika Humu Aş-Şādiqūna
َ059-008 (Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirasinë dhe kënaqëainë e All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
Wa Al-Ladhīna Tabawwa'ū Ad-Dāra Wa Al-'Īmāna Min Qablihim Yuĥibbūna Man Hājara 'Ilayhim Wa Lā Yajidūna Fī Şudūrihim Ĥājatan Mimmā 'Ūtū Wa Yu'uthirūna `Alá 'Anfusihim Wa Law Kāna Bihim ۚ Khaşāşatun Wa Man Yūqa Shuĥĥa Nafsihi Fa'ūlā'ika Humu Al-Mufliĥūna
َ059-009 Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
Wa Al-Ladhīna Jā'ū Min Ba`dihim Yaqūlūna Rabbanā Aghfir Lanā Wa Li'akhwāninā Al-Ladhīna Sabaqūnā Bil-'Īmāni Wa Lā Taj`al Fī Qulūbinā Ghillāan Lilladhīna 'Āmanū Rabbanā 'Innaka Ra'ūfun Raĥīmun
َ059-010 Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”
'Alam Tará 'Ilá Al-Ladhīna Nāfaqū Yaqūlūna Li'khwānihimu Al-Ladhīna Kafarū Min 'Ahli Al-Kitābi La'in 'Ukhrijtum Lanakhrujanna Ma`akum Wa Lā Nuţī`u Fīkum 'Aĥadāan 'Abadāan Wa 'In Qūtiltum Lananşurannakum Wa Allāhu Yash/hadu 'Innahum Lakādhibūna
َ059-011 A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t’ju luftojmë ose t’ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t;u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
La'in 'Ukhrijū Lā Yakhrujūna Ma`ahum Wa La'in Qūtilū Lā Yanşurūnahum Wa La'in Naşarūhum Layuwallunna Al-'Adbāra Thumma Lā Yunşarūna
َ059-012 Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do t’u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t’u ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
َ059-013 Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (ta munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
َ059-014 Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar,e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.
َ059-016 Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai të ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!”
َ059-018 O ju që besuat, frikësojuni All-llahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni All-llahut! S’ka dyshim se All-llahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni!
َ059-020 Nuk janë të barabartë banorët e Xhennetit dhe banorët e Xhehennemit. Banorët e Xhennetit janë të suksesshmit (janë ata që ia kanë arritur qëllimit).
Law 'Anzalnā Hādhā Al-Qur'āna `Alá Jabalin Lara'aytahu Khāshi`āan Mutaşaddi`āan Min Khashyati Al-Lahi ۚ Wa Tilka Al-'Amthālu Nađribuhā Lilnnāsi La`allahum Yatafakkarūna
َ059-021 Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do të shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.
Huwa Al-Lahu Al-Ladhī Lā 'Ilāha 'Illā Huwa Al-Maliku Al-Quddūsu As-Salāmu Al-Mu'uminu Al-Muhayminu Al-`Azīzu Al-Jabbāru Al-Mutakabbiru ۚ Subĥāna Al-Lahi `Ammā Yushrikūna
َ059-023 Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen) , Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi , i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë!
Huwa Al-Lahu Al-Khāliqu Al-Bāri'u Al-Muşawwiru ۖ Lahu Al-'Asmā'u Al-Ĥusná ۚ Yusabbiĥu Lahu Mā Fī As-Samāwāti Wa Al-'Arđi ۖ Wa Huwa Al-`Azīzu Al-Ĥakīmu
َ059-024 Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!